Rafte të zbrazëta edhe në Tokio, pasi qytetarëve u është kërkuar qëndrimi në shtëpi

Guvernatori i Tokios ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë, për të parandaluar rritjen e rasteve të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vendim duket se ka bërë që njerëzit të nxitojnë dhe të furnizohen me ushqime dhe gjëra thelbësore.

Deri më tani nuk është raportuar të ndodhë një gjë e tillë edhe në Tokio, megjithëse foto të ndryshme të rafteve të zbrazëta nga e gjithë bota kanë qarkulluar në këtë kohë të pandemisë.

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi dhe Hong Kong, kanë paralajmëruar qytetarët të blejnë më shumë se ç’duhet, duke u siguruar që ata kanë furnizime të mjaftueshme.

Bëhet e ditur se numri I të prekurve nga coronavirusi në Tokio është 212, ndërsa numi i përgjithshëm në Japoni ka shkuar në 1,200./Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

Persona të maskuar grabisin një pompë të derivateve në Klin

Read Next

NDËRPRITET FURNIZIMI ME UJË NË KËTË LAGJE TË PRISHTINË