Radio Televizioni i Serbisë rikthen transmetimin e lajmeve në Gjuhën Shqipe

Radio Televizioni i Serbisë 2, ka rikthyer transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe, disa vite pas ndalimit të kësaj praktike.
Programi informativ quhet “Lajmet” ndërsa transmetohet prej orës 19:00 dhe përveç nëntitujve, është në gjuhën shqipe.

Dita e parë e lajmeve në gjuhën shqipe filloi me një raport mbi vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës.

Nga sot, lajmet tona në gjuhën shqipe, LAJMET, mund të shihni çdo ditë pune në programin e dytë të RTS-it nga ora 19:00.

Gazetari

Read Previous

U nominua në ‘AMA’, Isaac Carew ndihet krenar për Dua Lipën

Read Next

Arsenali në panik, e humb për gati një muaj lojtarin kryesor