Qytetari në Suharekë dënohet me 100 euro gjobë pasi hudhi mbeturina në një hapsirë publike

Një qytetar në fshatin Bukosh të Suharekës është dënuar me gjobë në vlerë prej 100 eurosh, pasi ka hedhur mbeturina në hapsira publike.

Kryetari i kësaj komunë, Bali Muharremaj ka thënë se nuk do të ketë tolerim për ndotësit e ambientit.

“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit. Kjo hapsirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas. I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren”, ka shkruar Muharremaj.

Fitore H

Read Previous

Nga Ministria e Pushtetit Lokal tregojnë se a ka pasur Goran Rakiq kontakt me të infektuarin me koronavirus

Read Next

Këto pjesë të Gjakovës do të mbesin pa ujë