Qeveria Hoti parasheh mundësinë e rikthimit të masave rigoroze

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeveria Hoti ka marrë vendim për ashpërsim të masave në parandalim të pandemisë COVID-19.

Në vendim të ekzekutivit thuhet se institucionet private duhet të mbyllen në rast se ka raste pozitiv me COVID-19.

Sipas draft vendimit të siguruar nga Gazeta Sinjali në pikën 1.26 parashihet që nëse rëndohet situata me koronavirus do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK do përcjellin  gjendjen dhe nëse  rendohet situatës, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH”, thuhet në draft vendimit e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në kuadër të kufizimeve parashihet zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.

Fitore H

Read Previous

FIBA ndërmerr hapa të rëndësishëm për të rritur mundësitë për gjyqtaret femra

Read Next

Rekomandohet mbyllja e disa sektorëve në Postën e Kosovës, KEK, Prokuroritë dhe institucionet bankare


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0