Qeveria formon Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka formuar sot Këshillin e Ekspertëve për dialog.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.

Këshilli i Ekspertëve për dialog, do të jetë si zyrë e veçantë në zyrën e Kryeministrit.

“Këshilli i Ekspertëve këshillon qeverinë për këtë proces. Kryeministri emëron koordinatorin për dialog. Ai është person kontaktues me kryeministrin dhe me të gjitha palët për procesin e dialogut. Ai fton si anëtarë në Këshill ekspertë që kanë eksperiencë profesionale në procese. Ai mund të ofrojë edhe ekspertë të jashtëm. Zyra e Kryeministrit, ministritë dhe institucionet tjera përkatëse u ofrojnë mbështetje këtij Këshilli”, ka bërë të ditur zv/kryeministri Selmanaj.

Koordinatorit shtetëror për dialog i lejohet angazhimit i dy ndihmësve. 

Fitore H

Read Previous

Rrjeti i Shitësve me Pakicë “shokon” me rezultatet e fundit, shpresa e vetme mbetet funksionalizimi i pakos së rimëkëmbjes

Read Next

Qytetari sulmon laborantin në vendin e punës në Spitalin e Vushtrrisë