“Qeveria e ekspertëve” shpresë për dalje nga kriza

Shkruan: Burim Gjaka

Duke përcjellur seancën e fundit e Kuvendit të Kosovës më 12.07.2018, e enjtë dhe duke parë rolin e forcave politike ne këtë Kuvend u binda se tashmë ka ardhur fundi i kësaj klase të tillë politike aq zhgënjyese dhe dëshpruese për qytetarët. Një Kuvend me një qeverisje e cila nuk ka shumicën parlamentare dhe një opozitë po ashtu pa shumicë por edhe pa guxim për të ndërmarrë iniciativa për rrëzimin e qeverisë, por me tendencë të bllokimit të seancave që ndoshta një ditë do ta detyronin këtë qeveri të dorëhiqej. Por duke njohur ambiciet e kryeministrit aktual kjo vështirë se mund të ndodhë, prandaj në këtë situatë të tillë e vetmja zgjedhje mbetet “qeveria e ekspertëve”.

Pse po ndodhë kjo gjendje? Opozita po e luan lojën e vet herë pas here, për ta testuar durimin dhe kompaktësinë e kësaj qeverie, por me një prapavijë pak më larg, duke tentuar që ta zvoglojë rolin e presidentit ne bisedime me Serbinë, i cili praktikisht ka mbështetjen e pushtetit. Në anën tjetër mungon guximi i dikujt tjetër për t`a marrur këtë rol, por politika e lejon edhe këtë lojë, prandaj opozita po e luan në mënyrë që të fitoj poena politik. Tendenca e skenave të tilla shkon edhe më tutje, për ta zvogluar besimin e qytetarëve për këtë lidership qeveritar, e edhe presidentin, duke tentuar që kjo qeveri të paraqitet si e pa aftë për të marrur vendime, ndërsa presidentin si përfaqësues jo koncensual dhe përqarës.

Se kjo qeveri e meriton të bie këtë gjë e kanë kuptuar edhe kafshët, porse gjithmonë për ta rrëzuar dikë duhet zgjedhur rrugën e duhur dhe alternativën më të mirë. Zgjedhja më e mirë në këtë proces mund të ishte një qeveri teknike apo edhe e ekspertëve, mirëpo para se të bëhej ajo do të duhej një pajtim i forcave politike për këtë qështje. Roli i kësaj qeverie do të ishte stabilizimi i situatës politike dhe ekonomike në njërën anë dhe në anën tjetër përgatitja e vendit për zgjedhjet e ardhëshme . Bllokimi i Kuvendit është i rrezikshëm, prandaj të gjithë duhet lëvizur nga pozicionet sa nuk është bër vonë, në të kundërten fuqizohet roli i ndërkombtarëve dhe të tjerëve dhe zvoglohet roli ynë për vendimarrje në vendin tonë. E të gjithë e dimë që aty ku influenca e tjerëve është më e madhe se e jonja edhe përfitimi ynë është më i vogël se i tjerëve, e mandej po ndahemi të zhgënjyer tejmase.

Kosova ka shumë sfida para vehtës të cilat e kemi vështirë t`i tejkalojmë edhe nëse jemi të gjithë bashkë, se le më kështu të ndarë “ pikë e pesë”. Korrigjimi i demarkimit të kufirit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë, përfundimi i bisedimeve me Serbinë kërkojnë unitet dhe koncenzus, prandaj këto dyja do të arriheshin vetëm me një qeveri teknike apo të ekspertëve, e cila do të duhej të formohej me pajtimin e të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile.

Kjo qeveri do të duhej të formohej me një marrëveshje paraprake të forcave politike, ku do të përcaktohej influenca, apo fuqia e partive në atë qeveri, koha e ekzistencës së saj, mandati dhe temat që do të trajtonte, përgatitja e vendit për zgjedhjet e ardhëshme si dhe implementimi i rezultatit zgjedhor në qeverisjen e ardhëshme. “Qeveria e ekspertëve” do të duhej ta ndërronte edhe ligjin për zgjedhjet duke tentuar që ligji i ri do ta zvogëlonte mundësine e bllokadave për formimin e institucioneve siç ka ndodhur deri më tani, e po ashtu edhe ligjin për qeverinë duke tentuar ta kufizoj numrin e ministrave, zv.ministrave, zv.kryeministrave etj, konform numrit të popullsisë dhe bugjetit të vendit.

E kuptoi se kjo është e vështirë të ndodhë ngase të gjithë po e duan pozitën e kryeministrit, por nëse nuk ndodhë situatat e këqia do të na përsëriten bile edhe më të rënda, dhe me këtë trend që jemi duke lëvizuar askush nuk do të dëshiroi të jetoj në këtë vend pa të ardhëme. Prandaj të veprojmë sa nuk është bër vonë, sepse e nesërmja mund të jetë edhe më e keqe.

Të dashur politikanë të të gjitha forcave! Lirojeni hapsirën për ekspertë dhe mos na e mbytni të ardhëmen e fëmijëve tanë, ngase e ardhëmja e fëmijëve tuaj mund të jetë ndërtuar kaherë, mbi kontributin e qytetarëve brez pas brezi dhe Ju nganjëherë edhe mund të mos na kuptoni, e ndonjë herë edhe t`ju dukem të tepërt.

Gazetari

Read Previous

A Ekzistojnë UFO-T? Ja Çfarë Thuhet Në Kuran

Read Next

Të gjithë kundër Rinës! ”Lopë”, këngëtarja shqiptare shpërthen kundër reperes