“Qekjo osht qajo Elvana Gjata, që pret si shpata me…”

Rreth 12 vite më parë kur u publikua kënga “Të dy” nga Tingulli i 3nt dhe Elvana Gjata, ishte një super-hit që kishte pushtuar zemrat e pothuajse të gjithë adoleshentëve në kohën kur u pat publikuar, shkruan AlbanienShow.

Nuk kishte kafiteri, klube, vetura, si dhe kanale televizive e radioje që nuk e transmetonin këtë këngë.

Të gjithë e patën mësuar franzën e famshme të kësaj kënge: ” Qekjo osht qajo Elvana Gjata, që pret si shpata me kamt e gjata e me fund të shkurt, po mi lidh duart, jo jo zemër s’ban me u ngut…” e kështu vazhdon teksti i kësaj kënge.

Shumë njerëz e cilësojnë se kjo këngë ishte ajo që e bëri të famshme Elvana Gjatën, e cila për sa kohë vazhdoi në muzikë, edhe në ditët e sotme gëzon një famë të madhe, shkruan AlbanienShow.

Ditë më parë, këngëtarja përfolej si e përfshirë në një incident ku humbi jetën një person dhe disa të tjerë ishin të lënduar.

Ajo tani ka zënë vend nëpër të gjitha mediat shqiptare kur flitet për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gazetari

Read Previous

Fuqia e rrezikshme e “Like”-ve në mediat sociale

Read Next

Aktivistët e LVV-së organizojnë turne futbolli për nder të Astrit Deharit