Putini në Beograd, në funksion të negociatave për Kosovën

Shkuarja e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin e paralajmëruar për në vjeshtë, është në funksion të negociatave për Kosovën, thonë burime të gazetës “danas” nga Beogradi, transmeton Koha.net.

Porse, Putini është politikan i formatit botëror i cili nuk mund të instrumentalizohet, kanë shfaqur mendimin e vet për këtë gazetë sociologu Jovo Bakiq dhe ananlisti politik Dragomir Angjelkoviq.

Për Bakiqin vizita e Putinit është mesazh për BE-në dhe SHBA-në.

“Vizita është në funksion të negociatave për Kosovën, dëshirës së Serbisë që sa më shpejt të hyjë në BE, por edhe mesazh për nacionalistë se Vuçiqi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me kryetarin e Rusisë. Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të ishte pa dëshirën e Putinit që t’i porosisë kundërshtarët në SHBA e në BE se ai ka ende atu në Ballkan dhe se mund të punojë në dobësimin e BE-së dhe ta shfrytëzojë Ballkanin për interesa të veta”, ka thënë ai.

Angjelkoviq ka theksuar se nuk beson se kryetari qëndron në Beograd për të qenë në funksion të politikës së Serbisë.

Gazetari

Read Previous

Papua Guinea e Re mund të jetë shteti për të cilin Daçiq spekulon se ka tërhequr njohjen për Kosovën

Read Next

Veseli viziton Holandën