Sporte 

Pulisic ia dhuron Chelseat fitoren kundër Burnleyt me het-trikun e tij

Chelsea arriti të sigurojë fitore me rezultat 4:2 në ndeshjen kundër Burnleyt, që u zhvillua në stadiumin Turf Moor, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premierligës. Këtë fitore ua dhuroi Christian Pulisic me het-trikun e tij, duke u bërë amerikani parë që shënon për Chelsean në histori të klubit.

Skuadra e Frank Lampardit arriti ta regjistrojë sot fitoren e shtatë radhazi në të gjitha garat, duke fituar me lehtësi në ndeshjen kundër Burnleyt, por duke mbetur sërish në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, raporton Gazeta Express.

Këtë fitore londinezëve ua siguroi Christian Pulisic me het-trikun e tij (21’,45’ dhe 56’), i cili u bë vetëm amerikani i dytë që arrin të shënojë het-trik në histori të Premierligës, pas Clint Dempseyt të Fulhamit.

Pas golave të Pulisicit, me gol kontribuoi edhe Willian në minutën e 58-të të ndeshjes, me golin që u asistua nga Tammy Abraham. Callum Hudon-Odoi kërkoi penallti në minutën e 76-të, mirëpo VAR-i e anuloi 11-metërshin.

Katër minuta para se të mbyllej ndeshja, Jay Rodriguez e shënoi një supergol për t’ia dhënë skuadrës së tij golin e ngushëllimit, para se Dwight McNeil tw shënonte sërish për Burnleyn.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea radhitet në pozitën e katërt në Premierligë, me 20 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para – gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje. Ndërsa, Burnley radhitet në pozitën e 12-të, me 12 pikë nga dhjetë ndeshjet e para.

Tani, Chelsean e pret përballja me Manchester Unitedin në Stamford Bridge, në kuadër të 1/8 të finales së EFL Cup, fituesi i së cilës do të zbulohet nga vetëm një ndeshje, pa ndeshje kthyese. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial