Publikohet lista e vendeve që mund të vizitojnë shtetet e BE-së, Kina dhe SHBA të përjashtuara

BE ka publikuar listën e 14 vendeve, që lejohen të vizitojnë shtetet e tyre duke filluar nga 1 korriku – SHBA, Brazili, Rusia dhe Kina janë të përjashtuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mesin e vendeve që mund të vizitojnë shtetet e Bashkimit Evropian, janë Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku, dhe Koreja e Jugut.

BE është e gatshme të shtojë edhe Kinën, vetëm nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.

Kontrollet kufitare janë hequr për qytetarët e BE-së, të cilat udhëtojnë brenda bllokut, ndërkaq rregullat për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, janë ende pjesë e negociatave aktuale të Brexit-t.

Megjithatë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, do të trajtohen në të njëjtën mënyrë sikurse qytetarët e BE-së, deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor, thotë Komisioni i BE-së.

Në listën e 14 vendeve që lejohen të vizitojnë shtetet e BE-së gjenden edhe Algjeria, Gjeorgjia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Mbretëria e Bashkuar si dhe katër shtete të tjera të cilat nuk janë pjesë e BE-së, si: Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, konsiderohen si automatikisht të sigurta.

Lista e BE-së do të azhurnohet çdo dy javë, ndërsa këto masa vijnë për shkak të pandemisë së coronavirusit. 

Ardian H

Read Previous

Hart mbetet pa klub: Kam nevojë që dikush të më besoj dhe unë do t’ia kthej besimin

Read Next

Lista me 25 lojtarët që janë përfshirë në më së shumti gola të shënuara nga vitit 2000