PSG me lajme të reja për dëmtimin e Mbappes

Paris Saint Germain ka mohuar që Kylian Mbappe t’i ketë dëmtuar ligamentet, por ende ka gjasa që ai të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës.

Testet e para kanë konfirmuar se lojtari më shumë ka gjasa ta ketë ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë se sa t’i ketë dëmtuar ligamentet.

Megjithatë, do të bëhen teste me të hollësishme dhe shkalla e dëmtimit do të mësohet pas 72 orëve.

“Mbappe ka një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Ne duhet të presim 72 orë për vlerësuar gjendjen e tij pas analizave të detajuara”, njofton klubi.

Skuadra e Thomas Tuchel me 8 gusht përballet me Atalantën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe gjasat që Mbappe të zbresë në fushë, duke parë që po përdor paterica – janë të pakta. 

Ardiana K

Read Previous

Franca do të testojë çdokënd që hyn në këtë vend, kthen edhe karantinën

Read Next

Skivi e Ronela në lidhje?