PSG kundër Lyon për Kupën e Francës

Paris Saint Germain do të përballet sot me Lyon në ndeshjen e dytë zyrtare pasi në Francë u ndërpre kampionati për shkak të koronavirusit

Në këtë ndeshje pritet të mungojë Mbappe për shkak të një lëndimi por Tuchel ka startuar me treshen sulmuese Neymar, Icardi dhe Di Maria.

Në anën tjetër Lyon ka startuar me dyshen Dembele dhe Memphis.

Kujtojmë se PSG ka fituar titullin e Francës pasi kampionati u anulua shkaku i Pandemisë së COVID-19.

E përderisa pandemia PSGnë e bëri kampion, për Lyonin mosvazhdimi i kampionatit kishte pasoja pasi që skuadra përfundoi kampionatin në vendin e shtatë. Kupa do ta dërgonte këtë skuadër në gara europiane, përndryshe do ta humbiste këtë mundësi për sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

PSG

Lyon

Ardian H

Read Previous

Zbulohen dy klubet e mëdha të Premierligës që kundërshtuan blerjen e Newcastle nga “sheikët”

Read Next

Arsenali dhe Barcelona gati për shkëmbimin e bujshëm, Topçinjtë ofrojnë para dhe një futbollist për Coutinhon