Pse të jetojmë në këtë vend?

Shkruan: Burim Gjaka

Duke takuar ditë e për ditë njerëz të ndryshëm dhe duke parë se si është katapultuar ky vend i quajtur Kosovë, pyetja më e zakonshme që shtrohet në ç`do vend dhe ç`do kohë është kjo: pse të jetohet në këtë vend? Po t`u bëhet kjo pyetje klasës politike pa dallim merr përgjegjen e njejtë duke t`i ofruar nja njëmijë arsye se pse duhet jetuar, vetëm se ato kanë dallime në qasje dhe kohë. Pushteti jep arsyet e veta se si ata janë duke punuar mirë dhe si do të rregullohet ky vend mirë e më mirë, kurse opozita jep arsyet e veta se duhet qëndruar për ta bër ndryshimin dhe për të ardhur ata në pushtet, mandej do bëhet gjithqka parajsë. Por populli ( viktima e dy palëve) i ka sprovuar të gjithë në kohë dhe forma të ndryshme, dikë në pushtet qëndror, dikë në pushtet lokal dhe të gjithë kanë performuar pothuajse njejtë. Janë vërejtuar ndryshime të vogla, dikush ka pasur fuqi më shumë e dikush më pakë, dikush ka punuar më shumë e dikush më pakë, por ata që kanë humbur më së shumti prapë janë personazhet e njëjta kuptohet populli.

Natyrisht se dikush nga ata që u cituan më lartë mund edhe të mospajtohen me konstatimin tim dhe është i kuptueshëm mospajtimi i tyre, por faktet nga tereni e flasin të njëjtën pamje trishtuese. Me dhjetra fabrika të mbyllura të cilat i ka mbuluar bari dhe pluhuri, në të cilat në vend të punëtorëve shihen insekte të shumta, me mijëra të rinjë pa punë me tituj shkollimi dhe pa ta, me qindra fakultete publike e private pa fije ekspertize vetëm me letra dhe diploma të bukura, me dhjetra ambulanca e spitale publike e private ku njerëzit rrallë dalin të kënaqur dhe plaqkiten deri në kockat e trupit, me dhjetra gjykatës e prokuror të korruptuar dhe kontrolluar nga klane kriminale, me qindra polic pa profesionalizëm e çka e çka tjetër.

A mund të jetohet në një vend ku qytetarët vuajnë për ujë të pijes dhe drita, a mund të jetohet në një vend ku për ta ndërtuar një shtëpi duhet pritur 30 vite, ngase shteti nuk ka plane për tu`a siguruar banimin qytetarëve, a mund të jetohet në një vend ku puna nuk konsiderohet obligim por luks? Cila është e ardhëmja e fëmijëve të këtij vendi të cilët me dëshirë nuk do të kishin lindur fare në këtë vend të brishtë? E për t`a bër edhe më të mirë këtë vend po kujdesen fëmijët e politikanëve, prokrorëve, gjykatësve, shefave të shefave etj.

Mjekët po ikin, mësimdhënësit po ikin, policët po ikin , të rinjët dhe studentët po ikin dhe pse po ndodhë kjo? Ngase nuk po mund të rrin nga “gjërat e mira “ që po ndodhin në vendin tonë. E çfarë do të bëjnë të pa punët? Askush nuk i ik të mirës, por këtu po ndodhë e kundërta. Pensionistët nuk do të ikin edhe pse ata janë të zhgënjyer me trajtimin që po ua bën ky shtet për kontributin që ata kanë dhënë me vitet të tëra, duke lënë edhe pjesë trupi në vendet e punës. Por pensionistët nuk janë e ardhëmja e vendit. Në këtë vend nuk po vlerësohet as punëtori, as i dituri, e as i sinqerti,e as i ndershmi por e kundërta, prandaj zhgënjimi qytetar ëshë më në kulm se kurrë më parë.

Asnë qytetarë i cili ik nga Kosova nuk duhet të fajësohet, por të mirëkuptohet, ndërsa faji dhe turpi pse po ndodhë kjo averturë duhet të bije mbi klasën politike në plotëni, e cila, duhet të medoi mirë se ata vota të cilat po i kërkojnë aq shumë, me ç`do qmim, nuk do të ketë kush t`ua jep shumë shpejtë. Para së gjithash duhet vendosur vendin para apetiteve politike dhe konform interesave të vendit edhe të hartohet një strategji kombëtare për ta bër vendin ofertë të mirë për qytetarët tanë dhe për të ndalur ikjet, ngase secili e dim që “guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Dhe përveq këtyre arsyeve të lartëcekura për zhgënjim, këtu ka vetëm një arsye për jetesë, ekzistencë dhe rezistencë dhe ajo është dashuria e madhe për vendin, lidhja emocionale, shpirtërore, familjare që ruhet ende te ne e cila nuk e di sa do të zgjasë, por me këtë trend të ikes nga vendlindja ndoshta liberalizimi i vizave nuk do të ketë për kë të miratohet.

Gazetari

Read Previous

Haradinaj thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë si çdo ushtri e botës

Read Next

Ne duam ti ndajmë me të gjithë ju këto video të botës në 8K(video)