Pronari i lokalit në Prizren, nuk i përfilli masat e qeverisë kundër koronavirusit

Një person është arrestuar në Komunën e Prizrenit, pasi që ka vazhduar punën në lokalin e tij duke vepruar ndesh me dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, raporton Gazeta Express.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ky person është arrestuar rreth orës 23:30.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Ardiana K

Read Previous

Brenda reparteve të coronavirusit në Itali: Pacientët që përpiqen të “marrin frymë”, ndërsa përpjekjet e mjekëve duket se nuk janë “të mjaftueshme”

Read Next

Statuja e Krishtit në Brazil ndriçohet me flamujt e vendeve të prekura nga coronavirusi