Prishtina e Ballkani në avantazh pas pjesës së parë, s’ka gola në Drenas

Prishtina dhe Ballkani janë duke avancuar pas pjesës së parë në duelet përkatëse, në kuadër të xhiros së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll,

Bardhekaltrit e mbyllën 45 minutëshin e parë në epërsi ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 1:0.

Golin e avantazhit për kryeqytetasit e realizoi sulmuesi në superformë, Ahmed Januzi.

Të dyja ekipet e qëlluan tërthorësen në pjesën e parë.

Ndërkohë, therandasit janë në epërsi ndaj Ferizajt me rezultat identik, 1:0 falë golit të shënuar nga Arbër Prekazi.

Ndërkaq, derbi lokal në mes të Feronikelit dhe Drenicës në pjesën e parë nuk solli fitues.

Ardian H

Read Previous

Spanja ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me koronavirus që tri javë

Read Next

Detajet nga marrëveshja përfundimtare ndërmjet Barçës dhe Juventusit për shkëmbimin e Pjanic dhe Arthur


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0