Presionet ndaj Gjykatës, Blakaj: Presidenti dhe bartësit e tjerë duhet ta lënë gjykatën të punojë e pavarur dhe pa presione

Edhe pak ditë kanë mbetur deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ditë më parë kishte dalë me një reagim ndaj të gjithë atyre që po i bëjnë presion rreth vendimit të dekretit të Presidentit për mandatar për kryeministër.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike Sami Blakaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, deklarimet e zyrtarëve të lartë ndaj Gjykataës Kushtetuese janë presion direkt mbi gjykatën.

“Deklarimet e zyrtarëve të lartë të vendit për çështjen e dekretit që po e shqyrton Gjykata Kushtetuese janë presion direkt mbi gjykatën. E gjithë kjo vjen si rezultat i frikës së palëve politike për një vendim të gjykatës i cili mund të mos jetë në favorin e njërës apo palës tjetër”, thotë Blakaj.

Ai thotë se, se të gjithë akterët e vendit duhet ta lënë gjykatën të punojë e pavarur dhe pa presione dhe ndikime politike

“Presidenti i vendit dhe bartësit e tjerë të funksioneve institucionale dhe politike duhet ta kenë të qartë se qenësore për Republikën e Kosovës është që gjykata të punojë e pavarur dhe pa presione dhe ndikime politike. Përfshirja e gjykatës kushtetuese në debate politike dhe paragjykimi i vendimmarrjes së saj cenon rëndë jo vetëm parimin e pavarësisë së gjykatës por edhe frymën, vlerat themelore dhe vendimet që ajo shpreh dhe mbron”, përfundon Blakaj.

Ardian H

Read Previous

Ish-këshilltari i Kurtit për ‘Novosti’: Shoqëria kosovare nuk duhet t’i mohojë krimet e disa pjesëtarëve të UÇK’së

Read Next

Urimi i Ramës për Bajram: Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju