Presidenti Thaçi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Henrik Nilsson.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën që ka bërë përgjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Suedia gjithmonë ka mbështetur Kosovën, sidomos në fazën e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka theksuar Thaçi.

Ndërsa, ambasadori i Suedisë, Henrik Nilsson ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunim, duke thënë se do të mbetet gjithmonë një mik i Kosovës.

Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësinë që në kohën kur ambasadori Nilsson ka shërbyer në Kosovë, Suedia ka ngritur nivelin e përfaqësimit në nivel ambasade dhe i ka uruar atij suksese të reja në punën e tij.

“Suedia e përkrah të ardhëm evropiane të Kosovës dhe të tërë rajonit”, është shprehur Nilsson.

Gazetari

Read Previous

Ulet numri i aksidenteve në trafik

Read Next

Fjalët që i sjellin 1000 sevape dhe qe fshijnë 1000 mëkate !