Presidenti pyet Kim Kardashian: Po ti çfarë pune bën?, ja përgjigja e saj

Mesa duket presidenti i Ugandës nuk është fans i “Keeping up with the Kardashians”.

Kim Kardashian, së bashku me Kanye West dhe vajzën e saj North vizituan presidentin e Ugandës, Yoweri K Museveni. Kanye madje i dhuroi një palë atlete “Yeezy” që u firmosën nga të dy ata.

“Ata takuan presidentin e Ugandës dhe ai pyeti Kim pse i duhet të largohej herët dhe ajo i tha se duhet të rikthehej në punë”- tregojnë burimë pranë PEOPLE.

Dhe presidenti i bëri një pyetje që të gjithëve na shkon në mendje: “Cfarë pune bën ti?” Normalisht që Kim i shpjegoi se ka një serial televiziv me motrat dhe familjen e saj, e cila po e priste të kthehej për xhirimet.

Presidenti i kishte kthyer dhe dhuratën, ai iu dha emra nga Uganda. “Kanyesigye” për Kanyen që do të thotë “unë besoj”, dhe “Kemigisha” për Kim që do të thotë “ajo me bekimet nga Zoti.”

Gazetari

Read Previous

Kaosi i ndërtimeve në Fushë Kosovë, objektet e ngjitura njëra me tjetrën (Hulumtim)

Read Next

Në lagjen Begaj të Vushtrrisë ekipi i ujësjellësit lë gropën e hapur në rrugë, vështirëson qarkullimin