Presidenti i Kosovës përballet me aktakuza për krime lufte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar për krime lufte nga një prokuror special ndërkombëtar në Hagë.

Thaçi dhe nëntë të tjerë “janë përgjegjës penalisht për afro 100 vrasje”, tortura dhe zhdukje të detyruara, tha prokurori.

Akuzat – që mbulojnë luftën e pavarësisë së Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-1999 – duhet të konfirmohen nga një gjykatës në Dhomat e Specialistëve të Kosovës përpara se të shpallen akuza zyrtare.

Në anën tjetër presidenti Thaçi ka mohuar të gjitha akuzat.

Akuzat e trafikimit të organeve kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizja rebele që drejtoi Z. Thaçi – u vendosën së pari nga një ish-prokurore e krimeve të luftës në Hagë, Carla del Ponte në vitin 2008. Gjykata e mbështetur nga BE u ngrit për të hetuar pretendimet.

Qeveria e Kosovës ka mohuar me zemërim akuzat, duke i quajtur ato “të pabaza dhe shpifëse” përpara publikimit të një raporti në 2010.

Thaçi ka qenë në pushtet në Kosovë që nga fundi i luftës – së fundmi si president i Kosovës.

Lufta e pavarësisë në vitet 1998-1999 mori jetën e më shumë se 10,000 personave dhe përfundoi vetëm pas një fushate ajrore të Nato-s.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e njeh./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Reagon Driton Kuka: Krenar me luftën e pastër të UÇK. Jemi të bindur që do ktheheni të pafajshëm

Read Next

Drita fiton bindshëm, përforcon hapin për titull