Opinione 

Politika, korrupsioni dhe antipolitika

Kjo politikë gjithçka ka bërë është vetëm mashtrim, spekullim e manipulim për të bërë ç’të dojë e të mos përgjigjet për asgjë dhe para askujt; kjo politikë është dhe vetë hipokrizia që i shpall luftë korrupsionit po që është e zhytur vetë e tëra pothuajse në korrupsion; kjo politikë flet e mitizon sundimin e ligjit dhe të drejtësisë dhe vet shkel ligjin dhe bën mëkatin e jep vetëgjyqësinë. Kjo politikë dhe jo vetëm kjo e sotmja gjithnjë ka spekulluar së pari me vetë ekzistencën e substancës kombëtare shqiptare, me patriotizmin, me vuajtjet, përpjekjet e sakrificat e popullit tonë, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtet e më pas për të siguruar pasuri, sundim e mirëqenie për vete. Politika jonë është e pakorigjueshme, dhe pakorigjueshmëria vjen vetëm për arsye se korrupsioni nuk lë korigjimin e saj, dhe korrupsioni vjen pasi politika jonë e sundon ligjin dhe drejtësinë dhe aty ku politika sundon ligjin dhe drejtësinë as që mund të bëhet fjalë për demokraci sepse vetë demokracia nuk është sundim i popullit sepse populli nuk ka kohë për të qeverisur sepse po të qeverisë me të vërtetë populli atëhere kush do i bëjë punët e tjera.

Mos ka ardhur koha për një sistem tjetër qeverisjeje pasi dhe politika globale është e mbarsur me kriza pushteti, ekonomike, financiare, mjedisore , me kriza të vlerave dhe të moralit etj? Apo mos vallë demokracia jonë është shembulli eksperimental se si degradon demokracia anarkike dhe keqfunksionale. Nëse, pra demokracia, keqfunksionon dhe keqfunksionimi i saj vjen edhe atëhere kur ka ligje dhe shkruhen reforma të mira në letër po që nuk zbatohen ato, atëhere edhe shoqëria keqfunsionon sepse nuk ka drejtësi. Demokracia në të cilën nuk sundon ligji po sundon korrupsioni është anarki më e keqe se diktatura. Pra demokracia i përket popullit dhe demokracia triumfon dhe konsolidohet atëherë dhe nëqoftëse demokracia sillet e vepron si antipolitikë duke e ndëshkuar korrupsionin e politikës me votë.

Njerëzia në përgjithësi dhe shoqëria jonë në veçanti e ka pësuar rëndë nga korrupsioni politik dhe ai shoqëror, ku ky i fundit është pasojë e atij politik, e ka pësuar prej idiotit, injorancës dhe ligësisë që gjithnjë kanë marrë kompetencat e diturisë dhe se kanë zotëruar e përvetësuar si autoritetin, pushtetin dhe pasurinë. Dhe pra si të tilla ato gjithnjë kanë kërcënuar sovranitetin e individit, shoqërisë dhe të shtetit. Dhe tashmë edhe në këtë tranzicion e sidomos në të, ky kërcënues është vetë politika, pasi politika shqiptare me politikanët e saj dhe tërë sistemi politik është vetë korrupsioni, injoranca, idiotësia, ligësia, krimi dhe hajdutëria si një politikë që mban me meritë autorësinë dhe pronësinë e tyre.

Prandaj gjithnjë shoqëria është në konflikt me politikën, veçanërisht me politikën që rastis të qeveris , dhe e theksoj se kurrë shoqëria dhe populli nuk duhet të besojnë te pushteti dhe te politika por duhet ta vëzhgojnë, vigjëlojnë e të veprojnë si antipolitikë dhe në rastin më të parë të dëbojnë nga pushteti zullumqarët, hajdutët, të korruptuarit dhe keqbërësit publik të pushtetit dhe keqqeverisjen.

Albina Hyseni Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane

Njohuri të përgjithshme Psikologjike Teknike Farmaceutike

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial