Policia parandalon një tragjedi në familje

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 54-vjeçar i cili dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte se do e vriste.

Mbrëmjen e djeshme e dhunuara ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe pas kontrollit kanë gjetur edhe një armë tip pushkë me 19 fishekë.

Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lezhë

Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje

Ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë  arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri,  e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit B.L.,  ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

0 Reviews

Write a Review

Besnik Mullaliu

Read Previous

Suso arrin në Sevilla

Read Next

Studentja shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet në spital