Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin nga Klina, Bashkim Hotin, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Ai kërkohet për tri raste për veprën penale “Mashtrim”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Besnik Mullaliu

Read Previous

Gjuriq: I treguam Grenellit si po vuajnë serbët në Kosovë

Read Next

Rey Manaj e merr lajmin e madh, e fton Barcelona për ndeshjen me Getafen