Policia ia arrin qëllimit, ja kë arrestoj

Është arrestuar mbrëmë Redi Popeskun, pronarin e barit në ish Bllok, ku ndodhi edhe përplasja e rëndë me armë, në të cilën humbën jetën Fabiol Gaxha, bodiguard i Ervis Martinajt, si dhe u plagos ky i fundit, bashkë me shtetasin Eljon Hate.

Ai është ndaluar mbrëmë në lokalin e ti ku është shoqëruar në Polici.

Popesku ishte i pranishëm gjatë përplasjes me armë në ambientet e lokalit në pronësi të tij dhe u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme ai kë përfunduar në pranga, pasi këtë herë akuzohet për prishje të provave dhe dëshmi të rreme, me qëllim fshehjen e ngjarjes.

Më datë 4 Tetor, në barin e Redi Popeskut në ish Bllok ndodhi një përplasje me armë, ku pjesëtari i Forcave Komando, Mervjol Billo qëlloi dhe ia mori jetën shtetasit Fabjol Gaxha, si dhe plagosi Ervis Martinajn, një emër i njohur për policinë, dhe Eljon Haten.

Policia ka ngritur pista të shumta hetimi, për të zbardhur këtë ngjarje, ndërsa aktualisht ka arrestuar shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hate, ndërsa ka shpallur në kërkim komandon Mervjol Billo dhe Ervin Matën.

Në këtë ngjarje është i përfshirë edhe i dashuri i Elvana Gjatës.

Gazetari

Read Previous

U zhduk që 24 ditë, ky është rrëfimi i familjarëve për 23 vjeçarin nga Mitrovica

Read Next

Blerona Zeqiri Ju kall me këtë fustan