Plagosje në Malishevë

Në fshatin Vermicë të Malishevës, mbrëmë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura ishte plagosur me armë zjarri, i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në QMF-Malishevë, e më pas edhe në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gazetari

Read Previous

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vdes një 18-vjeçar

Read Next

Ia vjedhin çantën nga vetura me 450 euro dhe dokumente