Plagosja e të riut nga Medvegja shqetëson shqiptarët

Një plagosje që ka ndodhur ndaj një të riu nga Medvegja ka shqetësuar shqiptarët e asaj ane. Në studion e Frontal në T7 një banorë i Preshevës që ka 30 vite pa e parë vendin e tij të lindjes, ka thënë vendlindja i është mohuar.

Halil Selimi, ka thënë se sistemi serb ia ka mohuar të drejtën e banimit në Preshevë.

“Si studentë jam përndjekur. Nuk është e drejtë që të mohohet e drejta për të jetuar në vendlindje vetëm pse ke orientim politik që nuk i përshtatet sistemit”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu ka quajtur fitore shpalljen e pavarësisë së 17 shkurtit.

Gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veproj për shqiptarët në Preshevën.

“Në nivel të kryeministrit duhet të ketë një zyre sikur ata që e kanë në Beograd. Duhet të kujdesen edhe rasti I fundit tregon se interesat e shqiptarëve dhe serbëve duhet të ndahen një herë e përgjithmonë. Kjo tregon edhe një provokim”, ka thënë Selimi. 

Në studion e Frontal  anëtari Partisë Demokratikë në Medvegjë Bajram Mustafa ka thënë demokracia që proklamohet nga Serbia nuk është e vërtetë.

Ai ka folur për incidentin që ka ndodhur ndaj të riut nga Medvegja duke thënë se ajo çfarë ka ndodhur nuk duhet asnjëherë të përsëritet.

“Atje po zbrazet Presheva e Medvegja. Sepse kushtet ekonomike të njerëzve atje nuk të mira. Çdo ngjarje negative që ndodhë tregon një pasiguri të pakicave. Edhe pse ne nuk jemi pakicë sepse ne e dimë përqindjen e shqiptareve që e kemi atje.”, tha ai.

Gazetari

Read Previous

Kandidatët për noterë paralajmërojnë padi dhe protesta ndaj Ministrisë së Drejtësisë

Read Next

Çfarë thonë në KQZ për vendimin e Supremes, kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës?


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0