Pesë të infektuarit me COVID-19 në Vushtrri janë nga e njëjta familje

Numri i rasteve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Vushtrrisë ka shkuar në 5.

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka dhënë detaje për të infektuarit e ri ne COVID-19, që vijnë nga kjo komunë.

Ai ka thënë se edhe tri rastet e reja, janë kontakte të personit të parë nga Vushtrria që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, përcjell Telegrafi.

“Pra të gjitha rastet e konfirmuara me coronavirus, vijnë nga një familje bërthamë. Pra nuk kemi raste jashta kësaj familje”.

Meholli thotë se Komuna e Vushtrrisë është përgatitur me kohë për t’u përballur me këtë sëmundje.

“Me mjete vetanake të komunës kemi rritur furnizimet me maska dhe dezinfektues”.

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë thotë se tashme janë dezinfektuar edhe objektet shëndetësore e ato shkollore.

Ardian H

Read Previous

Qeveria në detyrë vazhdon pezullimin e mësimit deri në një vendim tjetër

Read Next

ABAZI I KUNDËRPËRGJIGJET HOTIT: MË FTOVE TA UDHËHEQ GRUPIN E EKSPERTËVE TË LDK-SË, S’PRANOVA