Lajme 

Përplasen Adem Mikullovci e Behgjet Pacolli: S’ekzistojë për të

Ish-deputeti i VV’së, Adem Mikullovci, ka rrëfyer për një moment të pakëndshëm në jetën e tij.

Mikullovci ka treguar se si një ditë ishte injoruar nga Behgjet Pacolli edhe përkundër faktit se e kishte përshëndetur në hotelin e tij.

 “Një ditë duke kaluar nga hoteli i tij e pashë Behgjet Pacollin, dhe i thashë mirëdita, ai veq shikoi okolla, as nuk më pa. Po s’më sheh, s’ekzistoj për të” tregon Mikullovci.

Ndërkohë për një gjë të tillë ka reaguar në profilin e tij vetë Pacolli, duke thënë se nuk e ka parë, dhe që e respekton.

“Baca Adem unë ty te respektoj dhe te garantoj që nuk të kam parë. Nuk është në kulturën time të mos respektoj apo përshëndes njerëzit e sidomos ju deri sa kam pasur dhe kam shumë respekt. Kështu që më duhet të ju them se paragonizmi i cekur më lartë nuk më përket mua”, ka shkruar Pacolli.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial