Pep Guardiola i penduar që e largoi këtë lojtar nga City

Pep Guardiola ka pranuar se mund të ketë gabuar me lirimin e portierit Joe Hart pas marrjes së drejtimit të Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll e kishte cilësuar si të tepërt Joe Hart pas ardhjes në krye të Manchester Cityt, duke transferuar Claudio Bravon nga Barcelona për të zëvendësuar atë.

“E di sa e vështirë ka qenë për tifozët, për njerëzit. Ai ka qenë një portier i jashtëzakonshëm dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në këtë klub”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për shtyp derisa komentonte largimin e Hart nga Manchester City, para ndeshjes që këta të fundit e zhvillojnë me Burnleyn.

“Nuk ka qenë e lehtë aspak për mua të marrë atë vendim”.

“Jo gjithmonë kam marrë vendime të drejta. Në karrierën time kam marrë vendime të drejta dhe jo të drejta, por duhet t’i merrni ato në momentin e duhur dhe kohën e duhur. Ndonjëherë marrë vendime për të cilat pendohem. Kjo ka ndodhur”.

Gazetari

Read Previous

Vajza bukuroshe shqiptare i shitet serbit për 3000 euro

Read Next

Ramiz Lladrovci pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë: Urime shqiptarë, urime vëlla Ali!