Pensionohen 33 policë, brenda 4 muajve

Uniformen e bartin me plotë përgjegjësi, duke qenë të pranishëm aty ku gjithmonë i thërret detyra për shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së secilit qytetarë.

Ndonëse në shtatorin e vitit të kaluar, Policisë së Kosovës iu patën bashkuar gjithsej 416 kadetë të rinj, në periudhën janar- prill nga detyra janë pensionuar 33 zyrtarë policore, kurse 25 të tjerë janë suspenduar.

“Gjatë kësaj periudhe janë pensionuar 33 zyrtar policorë, gjatë periudhës janar-prill janë suspenduar 25 Zyrtar policor”, thuhet në përgjigjen e PK-së, për IndeksOnline.

Përgjatë këtij viti, është shënuar edhe një rast ‘vdekje në kryerje të detyrës’, derisa në total që nga paslufta janë gjithsej 21 policë që kanë ndërruar jetë në krye të detyrës

Fitore H

Read Previous

Ndodh edhe kjo, komshiu ia vjedh gypin e ujit mërgimtares

Read Next

Tension në Kuvend e Shqipërisë mes Gjonit dhe Valterit, ndërhyjnë deputetët