PDK i përgjigjet Hotit për caktimin e datës së zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës po insiston në arritjen e një konsensusi politik për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas tryezës së djeshme të thirrur nga PSD-ja, deklaroi se partia e tij do të kërkojë dakordim për një datë të zgjedhjeve, e që sipas tij nëse kjo nuk ndodhë, ata do të përdorin edhe mjete tjera demokratike për rrëzimin e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Hoti dje paralajmëroi edhe mbajtjen e një tryeze përfundimtare ku do të dalin edhe me vendime konkrete se si do të veprojnë në të ardhmen.

Mirëpo, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai për lajmi.net ka thënë se as nuk duhet të flitet për zgjedhje të parakohshme në vend, dhe se çfarëdo deklarate tjetër është deklaratë politike për konsum ditor.

“E kemi thënë shumë herë deri më tash që nuk ka zgjedhje të parakohshme. Çfarëdo deklarate tjetër është vetëm deklarim politik për konsum ditor”, deklaroi Krasniqi.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur të prononcohen nëse kjo parti do të organizojë këtë tryezë përfundimtare, ani pse rradhën e organizimit e ka AAK-ja, parti kjo që është deklaruar qysh më herët kundër mbajtjes së zgjedhjeve ta parakohshme.

Gazetari

Read Previous

Ariu prej 300 kilesh futet përmes dritares së kuzhinës në shtëpi (Video)

Read Next

Bie kalueshmëria e Testit të Maturës në afatin e parë