Lajme Vend 

Pati kundërshtime të shumta, megjithatë laura do të vendoset edhe në Rugovë

Ka muaj që ky vend në Rugovë ka mbetur në këtë gjendje.

Këtu do të duhej të ishin vendosur laurat, për të cilat Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nisi punën në fillim të vitit. Por, punimet u ndërprenë pas kundërshtimeve të banorëve, raporton KTV.

Matoshi insiston se laurat do të vendosen në gjithsej 7 lokacione, të gjitha parqe nacionale, sikurse në Prevallë e bjeshkët e Deçanit e Junikut.

Këtë thotë se po e bëjnë për t’i mbrojtur resurset natyrore, për ta ndaluar prerjen e pyjeve, ndërtimet dhe degradimet tjera të mundshme.

Derisa banorët e kësaj ane vazhdojnë të jenë kundër çdo iniciative për vendosjen e laurës, qytetarët të cilët po kalonin vikendin në Rugovë, thonë se janë kundër taksës që do të mund të vendosej për ta kaluar laurën.

MMPH kishte paraparë pagesë prej 1 eurosh për të rriturit, e 50 centë për fëmijët.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës thotë se është pro vendosjes së laurës, në çoftë se do të shërbejë për ruajtjen e natyrës

Banorët e Komunës së Pejës, disa herë kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e laurës dhe taksës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aktualisht, një laurë e tillë është funksionale në Brezovicë.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial