Pasojat e pandemisë në SHBA më keq sesa pritej: Numri i të papunëve mbetet i lartë

Raportohet se 1.48 milion aplikime për përfitime të papunësisë u paraqitën javën e kaluarnë Shtetet e Bashkuara,

Ky është një tregues që numri i personave që humbasin punën e tyre për shkak të pandemisë së virusit korona mbetet i lartë, transmeton CNBC.

Ekonomistët e anketuar nga Dow Jones prisnin që të paraqiteshin 1.35 milion kërkesa.

Edhe pse treguesi javor është i lartë dhe më i keq se parashikimi për javën e dytë me radhë, numri i përgjithshëm i atyre që marrin kompensim ka vazhduar të bie. Numri i përgjithshëm i atyre që marrin kompensim të përhershëm është ulur me 767,000, në 19.52 milionë njerëz.

Si pjesë e Programit të Ndihmës Pandemike të Papunësisë, javën e kaluar janë dorëzuar 728,120 kërkesa.

Treguesi i javës së kaluar do të thotë që numri i raporteve mbetet mbi një milion për javën e 14-të me radhë, dhe një numër rekord, prej 6.9 milionë raportesh, u regjistrua në javën që përfundon më 21 mars, menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një pandemi dhe pezulloi pjesën më të madhe të ekonomisë amerikane.

Para kësaj, pretendimet për kompensim nuk kishin tejkaluar kurrë një milion.

Deri më tani, numri më i madh i kër-kesave u paraqit në Kaliforni, 45.930.

Ardian H

Read Previous

Haradinaj: Specialja po lë Kosovën pa perspektivë

Read Next

Në Gjilan inaugurohet shtatorja e heroit të kombit, Abdullah Tahiri


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0