Pasi tërhoqi 1 milion euro para kesh, Kryemyftiu i Maqedonisë martohet me një vajzë 50 vjet më të re

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi është martuar me një vajzë 50 vjet më të re se ai.

Siç raportojnë mediat në Maqedoni, Rexhepi është 74 vjeçar dhe këto katër vitet e fundit kishte qenë beqar.

Njoftohet se para kurorëzimit, myftiu ka falur rekatet e beqarisë.

Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.

Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhirollogaria e BFI-së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro./Gazeta Sinjali/

Ardian H

Read Previous

Itali, 119 vdekje nga coronavirus në 24 orët e fundit

Read Next

Qeveria e shpallë muze ish-burgun e Prishtinës