Pas deklaratës së Edi Ramës, vjen reagimi ndaj tij, ia përmendin projektet që i bënin së bashku me Hashim Thaçin, Baton Haxhiun dhe Vuçiqin

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kuvendin shqiptarë, për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai në postimin e  tij në Facebook, ka shkruar se Rama nuk ka pasur kohë t’i mendojë shumë këto punë në kohët kur bashkë me Batonin e me Thaçin ndihmonin normalizimin e Vuçiqit, bënin projekte me të, hanin darka e flisnin me buzët vesh më vesh.

Postimi i plotë:

Rama po mban një fjalim të gjatë e të fortë përballë Kujtim Gjuzit dhe Myslym Murrizit, të cilëve po u thotë të vërtetën që kurrë nuk ia ka thënë ndërkombëtarëve që e kanë nxitur të shkojë te Vuçiqi, por as Vuçiqit.

Aty po tregon se si Serbia është xhelati e Kosova viktima, por në vitet e fundit ky raport qenka përmbysur dhe Serbia po del si viktimë e Kosova si xhelat.

Kjo e paska prekur shumë Ramën, i cili nuk ka pasur kohë t’i mendojë shumë këto punë në kohët kur bashkë me Batonin e me Thaçin ndihmonin normalizimin e Vuçiqit, bënin projekte me të, hanin darka e flisnin me buzët vesh më vesh.

Vuçiqi është ministër i Millosheviqit, dhe Serbia ka shumë faje e krime, për gjenocid e çkamos. Por nuk do të duhej të normalizohej pikërisht nga pushtetarët shqiptarë ai vend, apo jo, z. Rama? Ju s’jeni fëmijë, që t’ju tërheqin prej hunde kështu…

Ardian H

Read Previous

Pesë sulmuesit më të vlefshëm në futbollin botëror – Mbappe lë pas të gjithë

Read Next

Krasniqi priti në takim ambasadorin Sakar, flasin për mundësin e rritjes së shkëmbimeve tregtare