Pas ankesave, anulohet konkursi për pranimin e mësimdhënësve

Inspektorati i Punës ka urdhëruar Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren që të anulojë konkursin për pranimin e disa mjekëve të përgjithshëm për procesin mësimor në SHMLM “Luciano Motroni”.

Këtë vendim, IP-ja e ka marrë pas miratimit të ankesës së një grupi të mësimdhënësve të kësaj shkolle, që janë mjekë specialistë, të cilëve DA-ja nuk ua kishte vazhduar kontratat e punës, shkruan Koha Ditore.

“Urdhërohet KK-ja, DA-ja e Prizrenit që të anulojë konkursin publik nr. i protokollit 2115/2018, dt 08.08.2018 në SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren; t’i njoftojë palët se kontratat e punës nuk u vazhdohen dhe së pari të shpallë konkurs të brendshëm, e në rast të dështimit të shpallë konkurs publik”, shkruan në vendimin e Inspektoratit të Punës, ku paraprakisht theksohet se miratohet ankesa e dr. Sharr Vezgishi, dr. Nazif Ahmeti, dr. Nexhip Berisha, dr. Genc Muja, dr. Shenasi Xhemaj.

Gazetari

Read Previous

Shkelje ligjore në tenderin milionësh të ministrisë së Pal Lekajt

Read Next

Grabovci mungon në seancën e parë për rastin ‘Pronto’