Parashikimi i motit, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe sot, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ky institut paralajmëron edhe vranësira të cilat mund të jenë të dukshme vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa e tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

Temperaturat gjatë ditës së sotme mund të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

“Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK parasheh se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Fitore H

Read Previous

Oriola ngre sërish temperaturat nga pushimet, a është modelja më seksi e kësaj vere?

Read Next

A mund të shkaktojë koronavirusi humbje të përhershme të nuhatjes sipas shkencëtarëve?