Paralajmëron OBSH: Të përgatitemi për vjeshtë

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, deklaroi se në të gjithë Evropën janë konfirmuar 2.5 milionë raste me koronavirus.

“Megjithëse ka një përqindje në rënie të infeksioneve globale në krahasim me fillimin e vitit, ende ka pothuajse 20 mijë raste të reja dhe mbi 700 vdekje çdo ditë nga infeksioni i koronavirusit”, tha Kluge

Hans Kluge tha gjithashtu se “Ne jemi akoma në valën e parë, por duhet të përgatitemi për vjeshtën, kur do të arrijnë ndikimet sezonale virologjike dhe pulmonare.

Koronavirusi tha ai qarkullon akoma në mënyrë aktive, dhe ne nuk kemi ende ilaçe dhe vaksina specifike efektive.

Fitore H

Read Previous

Kreu i KE-së, Michel: E rëndësishme që Specialja të bëjë punën në mënyrë të pavarur

Read Next

Rama mbron Ramush Haradinajn në Kuvendin e Shqipërisë