Paralajmëron infektologu kosovar: Me faljen e Kurban Bajramit në xhamia vendi mund ta pësojë si Maqedonia e Veriut

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se vendi mund të shkojë drejt kolapsimit në shëndetësi me shfaqjen e numrit të madh të rasteve.

“Ne e dimë se jemi në limite, kemi rreth 600 të shtruar ku 400 i kemi me oksigjenoterapi. Jemi në situatën ku mund të kollapsojë sistemi shëndetësore në Kosovë. Për arsye nuk janë problem vetëm i reparaturës por edhe i mjekëve”.

“Esenca këtu është që të menaxhohet situata me Covid-19 pa veprime karantinoze. Përveç masave që po merr qeveria jonë duhet të monitorohen dhe respektohen këto masa.”

Sadiku ka lënë të nënkuptohet se me lejimin e faljes së Kurban Bajramit Kosova rrezikon të bëhet me shifra të Covid-19 si të Maqedonisë së Veriut, të cilët lejuan faljen e Fitër Bajramit dhe u shfaqën raste të reja të të infektuarve.

“Duke i parë shifrat kohëve të fundit mendoj që qeveria ka qenë e obliguar të merr vendime të tilla”

“Ne e dimë se një veprim për Fitër Bajram nuk e kemi lejuar. Por e lejuan në Maqedoninë e Veriut i kemi pa qysh nga Ramazani ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme”.

“Maqedonia është një shtet që i ka në ditë 250 të infektuarë që nga maji, ne e kemi situatën shumë më kritike me numra sidomos në javët e fundit unë konsideroj që qeveria duhet me qenë e obliguar. Do të ishte edhe me keq te jetë në formë masive lëvizja. Po të respektoheshin nuk do të ishin në këtë numër”.

“Të gjitha bashkësitë fetare duhet të jenë korrekt dhe me mirëkuptim me Qeverinë për ndalimin e veprimeve fetare”, ka thënë Sadiku në Klan Kosova.

Fitore H

Read Previous

Rrëfimi rrënqethës i doktorit amerikan që po lufton me COVID-19: Po filloj të krijoj idenë se nuk mund t’i shpëtoj të gjithë

Read Next

Nga 1 korriku, 142 vdekje dhe rreth 5 mijë raste të reja me koronavirus në Kosovë