Pandemia ndikon në ekonominë e Kosovës, kaq biznese u shuan për një muaj e gjysmë

Pandemia ka ndikuar që të tkurret ekonomia në të gjithë botën duke dëmtuar bizneset të cilat janë detyruar që t’i pushojnë aktivitetet e tyre. Në Kosovë vetëm për një muaj e gjysmë janë mbyllur 19 biznese.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se në muajin prill janë shuar 11 biznese, ndërsa në gjysmën e parë të muajit maj janë shuar 8 biznese.

“Prej datës 01.04.2020 deri me datë 30.04.2020 janë shuar 11 biznese. Prej datës 01.05.2020 deri me datë 15.05.2020 janë shuar 8 biznese”, ka bërë të ditur zyra për informim e MEPTINIS për Gazetën Sinjali.

Vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për prodhuesit vendorë, pasi me kufizimin e qarkullimit janë mbyllur edhe shumë biznese në vend.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë adresimin e problemeve ekonomike të rezultuara nga pandemia, ku janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën për qytetarët në ato funksione që ata janë dëmtuar nga pandemia, si përfitues të skemave sociale nga shteti, konsumatorë, punëmarrës, qiramarrës apo punëdhënës./Gazeta Sinjali/

Fitore H

Read Previous

Koronavirusi në Itali, 161 viktima e 665 raste në 24 orë

Read Next

Shefi i OBSH-së në Bullgari i thotë Kurtit të mbajë distancë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0