Pandemia ndikoi edhe te kompania e makinave Hertz e cila bëri kërkesë për mbrotje nga falimentimi

Ndërmarrja e makinave me qira Hertz ka bërë kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në SHBA pasi pandemia bëri që biznesi të bie.

Firma, e cila fiton shumë të ardhurat nga qiratë e makinave në aeroporte, tha se ajo ishte prekur nga rënia e mprehtë e udhëtimit global.

Do të vazhdojë të funksionojë ndërsa ristrukturon borxhet e tij.

Operimet ndërkombëtare të Hertz në Evropë, Australi dhe Zelandën e Re, si dhe vendet e saj eksluzive në SHBA nuk ndikohen.

Kompania – e cila filloi të funksiononte një shekull më parë në Çikago me një duzinë makina Model T Ford – tashmë kishte larguar 20,000 punonjës, ose rreth gjysmën e fuqisë së saj globale të punës, në përgjigje të pandemisë.

Shefi ekzekutiv i saj dha dorëheqjen javën e kaluar.

“Ndikimi i Covid-19 në kërkesën e udhëtimit ishte i papritur dhe dramatik, duke shkaktuar një rënie të papritur të të ardhurave të kompanisë dhe rezervime të ardhshme”, tha Hertz të premten./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Në këtë shtet lejohen dasmat në kohë të koronavirusit, por dhëndri nuk duhet ta puthë nusen

Read Next

Thyen rregullat e vetizolimit, modelja paraqitet me të brendshme para floktarit