Pamje kur kamioni bie nga ura e autostradës

Një shofer kamioni rreth 53 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në një autostradë të Lubjanës gjatë ditës së sotme.

Pamjet të aksidentit ishin shpërndarë nga kompania sllovene të Autostradave në të cilat shihet se si një veturë “Opel Corsa” humb kontrollin dhe godet kamionin.

Gjithashtu në pamje mund të shihni se si kamioni i goditur depërton në pengesat e sigurisë në autostradë dhe bie poshtë rreth 20 metra.

Mediat sllovene e kanë përshkruar aksidentin si tragjik.

Gjithashtu ato kanë raportuar se shoferi i kamionit 53 vjeçar ka vdekur nga lëndimet e marra.

Tutje në shkrimet e publikuara nga mediat sllovene thuhet se trafiku në autostradë ishte ndërprerë deri në orën 12:30.

“Policia po vazhdon të mbledh informacione mbi shkaqet e aksidentit. Për shkak të dyshimeve për shkaktimin e aksidentit dhe pakujdesisë, personi që shkaktoi aksidentin mund të përballet deri në tetë vjet burg”, ka raportuar Sllovenia news.

Tutje ata kanë treguar edhe se kompania sllovene e Autostradave kishte vendosur që të publikojë pamjet e aksidentit me qëllimin që t’u rikujtojë shoferëve sa shpejt mund të ndodh një aksident si dhe të vozisin me kujdes.

Gazetari

Read Previous

Disa fakte interesante nga gjeografia

Read Next

E papritur: Donnarumma mund t’i bashkohet Juventusit


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0