Lajme 

Palmer: Shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme, ju meritoni anëtarësimin në OKB, BE e NATO

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Kosovë, Mattheë Palmer ka folur sot para studentëve dhe shoqërisë civile në bibliotekën ndërkombëtare.

Palmer para studentëve dhe shoqërisë civile, foli për qeverinë e re, dhe pritshmëritë nga ajo, shkruan lajmi.net.

Tha se opinioni votoi për ndryshim, mirëpo se sipas tij SHBA-të presin ndryshime në vend.

“Opinioni votoi për ndryshim, dhe votuan partitë që dëshmuan parime të qartë për luftën kundër korrupsionit. Ne do të shikojmë se çka do të bëjë Qeveria e re e Kosovës, dhe a mund të merret me temat e brendshme të vendit. SHBA-të kanë qenë të qartë, shpresojmë në një qeveri që merren me sfidat e brendshme dhe ato të jashtme”, tha ai.

Sipas Palmer, secili hap pas normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë do të jetë më i lehtë për vendin.

“Çdo hap, pas normalizimit të raporteve, do të jetë më i qartë. Qeveria e re, kur të formohet dhe do të duhet të merret me negociatat. Ne nuk shohim mundësi për integrim të Kosovës në organizata ndërkombëtare pa marrëveshje me Serbinë. Historia e Kosovës është e tillë, e sakrificës së domosdoshme për të arritur përparimin”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka potencial dhe meriton shumë më shumë se sa partneriteti me SHBA-të.

Ai thotë se Kosova meriton anëtarësim në OKB, BE e NATO.

“Shtetësia juaj është e pakthyeshme dhe tani duhet ta ruani potencialin e madh të këtij vendi. Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se partneritet të fortë me SHBA-të, e meritoni BE-në, NATO-n dhe OKB-në, e gjithsesi anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Shumë njerëz këtu janë skeptik rreth dialogut, por shikoni se çka ka arritur Kosova me dialog. Kosova e ka përfaqësuar veten dhe interesat e saj. Dialogu trasoi rrugën që 5 vendet e Ballkanit Përendimor të bëhen gjashtë, dhe me të gjitha drejtat e barabarta”, tha Palmer duke folur për përfitimet që sipas tij do të ketë Kosova pas normalizimit të raporteve me Serbinë.

Palmer tha se pas përfundimit të dialogut me Serbinë dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse do të ketë edhe rritje të dukshme të investimeve të huaja në Kosovë. /Lajmi.net/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial