Palmer – Kosovës: Hiqeni taksën

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, tha se Kosova duhet të formojë qeverinë e re sa më shpejt dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë, sepse “koha nuk është në anën e saj”.

Palmer foli para një komiteti të Senatit amerikan, në një seancë kushtuar rajonit të Ballkanit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë edhe Kosovën, edhe Serbinë që të bëjnë lëshime, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Palmer po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të anulojë taksën e vendosur ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, vitin e kaluar, e cila edhe është bërë shkak për ndërprerjen e bisedimeve.

Në muajin gusht, Departamenti amerikan i Shtetit e ka emëruar Palmerin përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore.

Në fillim të këtij muaji, ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell është edhe ambasador në Gjermani.

Gazetari

Read Previous

Përfundoi procesi i numërimit të votave nga Serbia, pritet publikimi i rezultateve

Read Next

Si i mbeti një fshati të Kosovës emri ‘Rrenc’