Pacolli mban premtimin, gjithçka gati për të filluar ndërtimi i banesave në Thumanë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar projektin e ndërtesave për në Thumanë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, një herësh edhe zëvendëskryeministër në detyrë, Behgjet Pacolli, kishte premtuar 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ashtu edhe siç kishte premtuar, Pacolli sot ka publikuar projektin e kompleksit banesor që do të ndërtohet në Thumanë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se tashmë është gjithçka gati që të fillojë ndërtimi i këtyre banesave.

Postimi i plotë i Pacollit:

Të dashur miqtë e mi,

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.

Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese. /Lajmi.net/

Gazetari

Read Previous

Mediat italiane zbulojnë detajin, Gattuso refuzoi dhjetëra ekipe për Napolin

Read Next

Kosnett: SHBA-ja kurrë s’ka inkurajuar ndryshim të kufijve të Kosovës