Pacolli i reagon eurodeputetes gjermane: Po përhapni lajme të rrejshme dhe panik

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të eurodeputetes gjermane njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Ervropian, Viola von Cramon.

Cramon përmes një postimi në Twitter mbështeti protestën e zhurmshme që u bë mbrëmë nga qytetarët e Kosovës si revoltë ndaj situatës politike.

Eurodeputetja shkroi: “Shumë mirë. Njerëzit në mënyrë kreative dhe të civilizuar kanë alarmuare atë që unë e kam quajtur grusht shtet. Me shpresë se LDK do të reflektojë”

Lidhur me këtë Pacolli ka reaguar duke thënë se është i zemëruar sesi deputetja po përhap lajme të rrejshme dhe panik.

“I zemëruar sesi deputetja e BE-së, Viola von Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe panik dhe e quan procedurë demokratike dhe kushtetuese grusht shtetin. Kosova ka nevojë për një qeveri që u shërben qytetarëve gjatë krizës së coronavirusit dhe ruan relacionin me SHBA-të. AKR do të mbështesë votën për të mirën e popullit”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta heq taksën ndaj Serbisë, ta kthej Agim Veliun në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe t’i kërkojë falje LDK-së, në mënyrë që të vazhdojë koalicioni qeverisës në këtë betejë që është vendi./Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

NË SERBI 154 TË ARRESTUAR PËR SHKAK TË MOS RESPEKTIMIT TË MASAVE TË QEVERISË

Read Next

Neymari duartroket mjekët: Faleminderit që po i rrezikoni jetët tuaja