Osama bin Laden në shkallët e stadiumit të Leeds United – klubi reagon dhe largon fotografinë e vendosur gabimisht

‘Osama bin Laden’ është tifozi i fundit që u paraqit në një turmë tifozësh në shkallët e stadiumit të Leeds United, ku pastaj klubi u detyruan ta largonin foton.

Tashmë është bërë një klishe që klubet të vendosin fotografitë e tifozëve të tyre në stadiume, pasi ndeshjet po zhvillohen pa ta.

Leeds United është klubi i fundit që ka përdorur prerjet prej kartoni të tifozëve, duke vërë fotot e tyre në shkallët e stadiumit.

Skuadrës së Championship iu pa të mërkurën foto e Bin Laden, i cili ishte ulur në mesin e tifozëve.

Sipas gazetarit të BBC, Adam Pope, klubi ka reaguar dhe e ka larguar foton e Bin Laden.

Nuk është hera e parë që dikush i papritur del me foto në turmën e tifozëve.

Donald Trump dhe Gary Lineker ishin pjesë e tifozëve të Cheltenham Town në League Two në fillim të kësaj jave, ndërsa Shaquille O’Neal ishte pjesë e tifozëve të Northampton, por ai e mbështet klubin dhe foto e tij ishte e qëllimshme. 

Ardian H

Read Previous

Brenda rezidencës së re luksoze të Cristiano Ronaldos në Lisbonë, e cila kap shifrën e 6.6 milionë eurove

Read Next

Liverpooli luan për fitore ndaj Crystal Palace, formacionet zyrtare


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0