OPOZITA NË HESHTJE, VV DHE LDK REAGOJNË E REPLIKOJNË TASH E TETË ORË

Në seancën e thirrur sot nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për rrëzimin e qeverisë, ku është edhe vetë pjesë e saj, e heshtur është parë opozita.

Kjo seancë e cila ka filluar që nga ora 12:00, e cila eshte duke vazhduar ende, nga partitë opozitare kanë marr fjalën, vetëm Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Fatmir Limaj, Pal Lekaj dhe Haxhi Shala, shkruan Gazeta Insajderi.

Por të zëshëm janë dy partitë opozitare, VV-ja dhe LDK-ja.

Deputetë të këtyre partive janë duke akuzuar njëri-tjetrin për mospajtime mes vete. Derisa nga kryeministri, Albin Kurti ka bërë thirrje që mos të eskalojnë edhe me ofendime.

LDK ka thirrur seancë për  rrëzimin e Qeverisë sepse Kurti është duke rrezikuar raportet me SHBA-të. 

Ardian H

Read Previous

Kollçaku: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Read Next

Bulliqi i VV-së: Shteti po minohet nga disa profiterë politikë