Lajme Vend 

OJQ Viciana 2019 me projekt për sensibilizimin e personave me aftësi të kufizuara përmes kulturës

Kjo organizatë është shumë aktive, këtë e vërtetojnë realizimi i disa projekteve, por këto ditë filloi realizimin e projektit “Sensibilizimi dhe trajnimi përmes kulturës për personat me aftësi të kufizuar”.

Menaxheri i projektit Shkelzen Osmani thekson se ky projekt është shumë më i veçantë sepse përmes kulturës po dergojmë një porosi te të gjithë se personat me aftesi të kufizuara munden, din dhe do të realizojnë role, qoftë në teater qoftë në ndonjë film të realizuar.

Këto informacione për artin ata do t’i marrin nga trajnuesi professional, profesori i fakultetit të arteve prof. Besar Zahiti. Në fillim është bërë njoftimi mbi anën diksionale.

Dhe të gjithë të pranishmit kanë marrur informata rreth shqiptimit të fjales duke u fukusuar te akcenti logjik. Kjo ishte një risi për të gjithë të pranìshmit. Kjo është faza e parë e implementimit të projektit “Sensibilizimi dhe trajnimi përmes kulturës për personat me aftesi të kufizuara”.  Sipas menaxherit të projektit dinamika e këtij projekti do të shkon si është parapare. Ojq Viciana 2019 është ndër organizatat më aktive në qytetin e Vushtrrisë. /Vizioni.info/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial