OBSh: Largimi i shpejtë i masave kufizuese mund të shkaktojë kthim të virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të martën se largimi i masave kufizuese me shpejtësi mund të sjellë kthim të virusit. Kjo deklaratë erdhi pasi disa vende evropiane filluan t’i lehtësojnë masat e izolimit për ta riaktivizuar ekonominë.

“Kjo nuk është koha për të qenë të shkujdesur. Në vend të kësaj, ne kemi nevojë që ta përgatisim veten për një mënyrë të re të jetesës për të ardhmen e parashikueshme”, tha Dr. Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSh-së për Paqësorin Perëndimor.

Ai shtoi se qeveritë e shteteve duhet të qëndrojnë vigjilente për parandalimin e virusit dhe se largimi i masave kufizuese duhet të bëhet në mënyrë graduale përmes baraspeshimit të mbrojtjes së shëndetit me lejimin e funksionimit të ekonomisë.

Paralajmërimi i Kasai-t erdhi vetëm një ditë pasi në Gjermani u hap një pjesë e dyqaneve një muaj pas izolimit. Pjesë e rihapjes ishin dyqanet me sipërfaqe më të vogël se 800 metra katrorë, dyqanet e veturave, dyqanet e biçikletave dhe libraritë, shkruan “France 24”, transmeton Gazeta Express.

Më parë, kjo organizatë ka paralajmëruar se më e keqja ende nuk ka kaluar, duke bërë thirrje që sistemet shëndetësore t’i përshtaten situatës të paktën deri në gjetjen e një trajtimi efektiv.

Fitore H

Read Previous

VESNA PESHIQ E QUAN PRIMITIV DHE TË PASHKOLLUAR GJOKOVIQIN

Read Next

Si do të duket Evropa pas koronavirusit?