OBSH: Covid-19 po merr rrugë tjetër në Afrikë

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit në Afrikë ka thënë se tani duket qartë se pandemia e koronavirusit “duket se po merr një rrugë tjetër në Afrikë”, pasi u deshën 14 javë që kontinenti të arrinte 100,000 raste.

Agjensia tha: “Numrat e rasteve nuk janë rritur në të njëjtën normë eksponenciale si në rajone të tjera dhe deri tani Afrika nuk ka përjetuar vdekshmërinë e lartë të parë në disa pjesë të botës”.

Të shtunën, 54 vendet e Bashkimit Afrikan raportuan gjithsej 103.933 raste të koronavirusit dhe 3,183 vdekje nga Covid-19, ndërsa 41.473 njerëz janë shëruar./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Dje 180 persona vdiqën nga koronavirusi në Britani, në mesin e tyre një fëmijë 12-vjeçar

Read Next

Nesër për festën e Bajramit nuk do të ketë masa shtesë, orari i lëvizjes vazhdon në bazë të numrit të letërnjoftimit